Pique kritikon Mourinho-n

20/08/2010 10:30

Gerard Pique nxeh atmosferën në Spanjë kur duhen edhe pak ditë nga nisja e kampionatit.

Mbrojtësi i Barcelonës shënjestron trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, duke thënë se skuadra “merengues” nuk ka nëvojë për një person si portugezi që të dalë fitimtare.

“Këtë e kanë treguar në të shkuarën duke fituar ndeshje të pabesueshme”, thekson katalanasi 23 vjecar. Më tej ai ironizon duke vënë në dukje se “Special One” është një trajner që di vetëm të mbrojë.

“Dëfrehem kur shikoj në duel Guardiolan dhe Mourinhon edhe pse ky i dyti thotë se është një trajner që di të luajë në sulm”, shton Pique.

Top Channel