Europa League, Liverpool mund Trabzonspor

20/08/2010 08:25

Rajan Babel në fundin e pjesës së parë shënon golin e fitores për Liverpulin në ndeshjen ndaj skuadrës turke të Trabzonsporit.

Trajneri i ri i Liverpulit Roi Hodgson ka vendosur të lë pushim për këtë ndeshjes kapitenin Stivën Xherarad dhe Dirk Kait, duke lëne gjithcka në mesfushë në dorën e Babel dhe të Xho Kol. “Reds”-at nuk shkëlqyen në lojën e tyre në pjesën e parë, duke qenë konfuzë e me pak mundësi për të konkluduar në repartin e sulmit.

Por pavarësisht kësaj, në mbyllje të pjesës së parë pikërisht një kombinim mes ish-lojtarit të Celsit, Xho Kol dhe Rajan Babel, sjell golin e parë dhe të vetëm të këtij takimi. Me fillimin e pjesës së dytë Kol ka tastin më të mirë në dispozicion për të dyfishuar shifrat e për të shënuar golin e tij të parë me Liverpulin me anë të një 11-metërshi, por portieri turk nuk ka lejuar që rrjeta e tij të prektet për të dytën herë.

Me këtë fitore të ngushtë skuadra e Hodgson do të udhëtojë javën tjetër drejt Turqisë për të siguruar kualifikimin për më tej në Kupën Europa Ligë. Në ndeshjet e tjera Juventusi ka fituar 2-1 në transfertë me Shturmin e Grazit, Napoli 1-0 ndaj Elfsborgut, Palermo mundi 3-0 Mariborin dhe Borusia Dortmundit mposhti 4-0 Karabakhun.

Top Channel