Basketboll, sherr masiv në Greqi-Serbi

20/08/2010 13:15

Një sherr masiv ka plasur gjatë një takimi miqësor basketbolli në turneun e Akropolit në Greqi mes kombëtares vendase dhe asaj serbe.

Grushtat, shkelmat dhe madje edhe karriget nuk janë kursyer nga basketbollistët e dy prej skuadrave më të forta të Europës. Ndeshja u ndërpre pasi publiku kërcënonte me hyrjen në fushë për t’u bashkuar me lojtarët helenë në sherrin masiv.

Në përfundim të trazirave një pjesë e lojtarëve moren mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, lojtari i NBA, Nenad Krstic është arrestuar nga policia e Athinës. Ai akuzohet se i ka shkaktuar dëmtime të rënda një kundërshtari. 27 vjecari i Oklahoma City Thunder ka goditur Yiannis Bourousis me një karrige.

Top Channel