Ribery: Tek Bayern Munchen përjetë

19/08/2010 15:50

Franck Ribery i mbyll derën cdo lloj oferte duke deklaruar besnikëri të përjetshme ndaj Bayern Munchen.

Sulmuesi francez që para pak muajsh ishte në dyshim për shkak të interesimit nga Barcelona dhe Real Madrid, shpreh bindjen për të luajtur edhe shumë vjet në “Allianz Arena”.

“Vitin e shkuar kalova shumë vështirësi. Shpresoj që këtë sezon të jem në gjendje të mirë pasi po stërvitem shumë. Bayern Munchen është një klub i madh shpresoj të luaj këtu deri ditën që do largohem nga futbolli”, thekson asi francez.

Top Channel