Real Madrid, vjen ora për të shitur

19/08/2010 15:20

Real Madrid e ka mbyllur merkaton e blerjeve pasi presidenti Perez e ka kënaqur oreksin e trajnerit Mourinho, por tashmë nis një kapitull tjetër, ai i shitjeve.

Për të rekuperuar një pjesë të shumës së shpenzuar për modifikimin e skuadrës, Perez duhet të nxjerrë në shitje lojtarë të klasit të lartë si Van der Vaart, Drenthe dhe dy Diarra-të, të cilët konsiderohen si të panevojshëm nga “Special One”.

Holandezi Van der Vaart nuk ka më vend në formacion pasi mesfusha është e mbipopulluar nga dyshja Oezil-Kaka. Një destinacion i mundshëm për të është Hamburgu nga ku u largua pak vite më parë. Nga ana tjetër qëndron Chelsea që kërkon të zëvendësojë Joe Cole e Deco.

Mesfushori Drenthe është ai që ka marrë më pak oferta pasi vetëm Milan e Fiorentina janë interesuar pak kohë më parë. Lassana pëlqehet shumë në Angli, ndërsa Mahamadou mund të bashkohet me Juventusin ose Milanin.

Top Channel