Mancini reagon: Edhe Ferguson ka shpenzuar miliona

19/08/2010 15:30

Roberto Mancini nuk ka pritur shumë për të reaguar ndaj deklaratës së Alex Ferguson, i cili i cilësoi pronarët e Manchester City-t si “kamikazë” për shpenzimet e mëdha të merkatos.

“Në të shkuarën shumë klube kanë investuar shumë dhe nuk e kam fjalën për 15 vitet e fundit por për 2 apo 3 vjet më parë. Mua më duket një gjë normale që të kërkosh lojtarë të mirë. Për mua nuk ka rëndësi ajo që ka bërë Ferguson dhe e respektoj mendimin e tij por edhe United ashtu si City ka bërë shpenzime të mëdha në të shkuarën”, thekson tekniku italian.

160 milionë eurot e shpenzuara këtë verë për të forcuar skuadrën e City-t, janë rreth 5 herë më shumë se ato që ka shpenzuar United këtë merkato.

Top Channel