Reali: Me Oezil përfundon fushata e blerjeve

18/08/2010 16:20

Me mbërritjen e Mesut Oezil ka përfunduar fushata e blerjeve të Realit të Madridit. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i klubit, Jorge Valdano.

“Oezil do të jetë blerja e fundit e Realit për këtë sezon”, është shprehur Valdano në prezantimin e ish futbollistit të Werder Brema, në sallën e shtypit të Santiago Bernabeu.

Klubi spanjoll ka shpenzuar këtë vit rreth 80 milionë euro, sa një e treta e shumës së investuar vitin e shkuar.

Përveçse Oezil, në ekip kanë mbërritur edhe Di Maria, Pedro Leon, Canales, Khedira dhe Ricardo Carvalho.

Top Channel