Franca, Ribery reagon kundër sanksioneve

18/08/2010 15:45

“Nuk e kuptoj përse disa futbollistë janë ndëshkuar me largim nga kombëtarja dhe të tjerët jo”. Ky është komenti i Franck Ribery një ditë pas vendimit të komisionit disiplinor të federatës franceze të futbollit që e detyron të qëndrojë larg Blues për tre ndeshje.

Sanksioni lidhet me performancën e dobët të Francës në botëror dhe me protestat kundër përjashtimit të Anelka duke mos marrë pjesë në stërvitje.

Sulmuesi i Çelsit ka marrë edhe dënimin më të rëndë prej 18 ndeshjesh.

“Ai episod përfshiu të gjithë futbollistët”, është shprehur Ribery, i cili konfirmon se nuk do të heqë dorë nga fanela e kombëtares.

“Natyrisht që do të luaj sërish me Blues”, është shprehur ai.

Top Channel