Champions, Totenham humbet në Zvicër

18/08/2010 09:35

Janë zhvilluar ndeshjet e para të raundit të katërt të ndeshjeve play off të Champions League. Skuadra Ruse e Zenitit e drejtuar nga Luciano Spaleti ka hapur serinë e ndeshjeve të së martës duke fituar 1-0 ndaj Okserit.

Goli që vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes erdhi në minutën e 3-të. Lazovic kroson nga krahu i majtë duke shërbyer mjaft mirë për Kerzhakov i cili shënon golin e parë dhe të vetmin për këtë ndeshje. Ndërkohë takimi tjetër mes Dinamos së Kievit dhe Ajaksit është mbyllur në barazim 1-1.

Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, në të dytën holandezët kalojnë në avantazh me Vertogen. Dinamo edhe pse me dhjetë lojtarë për 35 minutat e fundit të takimit, arrin të gjeje golin e brazimit vetëm pas pak minutash me Gusev, i cili arrin të infiltrojë mjaft mirë në mbrojtjen e Ajaksit. Derbi skandinav mes Rozenborgut dhe Kopenhagenit është fituar nga norvegjezët. Ish-lojtari i Totenhemit, Ajversen zhbllokon rezultatin në minutën e 23-të, ndërkohë që Henriksen con në 2-0 rezultatin në minutën e 57-të.

Për Rozenborgun golin e vetëm, atë të shpresës e shënon ish-lojtari i Celsit, Gronkjaer, i cili i jep mundësinë skuadrës së tij të luaje për kualifikim edhe në ndeshjen e kthimit. Një tjetër surprizë vjen nga Praga ku Sparta pretendente në letër përballe Zilinës mundet me rezultatin 2-0.

Sllovakët shënojnë në minutën e 51-të me Cisei dhe në të 73-ten dyfishojnë shifrat me Oravec. Ndërkohë në ndeshjen e fundit të së martës Totenhemi rrezikon shumë për ndeshjen e kthimit në angli pasi është mundur 3-2 nga Young Boys. Skuadra zvicerane kalon në avantazh që në minutën e katërt me Lulic dhe vetëm 8 minuta më pas dyfishon Bienveny.

Gabime rreshtimi në mbrojtje u vune re edhe në shënimin e golit të tretë. Hocstrase mund sërish Gomez duke cuar rezultatin në 3-0. Pak minuta përpara mbylljes së pjesës së parë Basong pas një goditje këndi rihap lojën me golin e parë të Totenhemit e cila gjen edhe golin e dytë në minutën e 82-të me Pavlicenkon i cili nuk bën asgjë më shumë vetëm se ngushton humbjen në 3-2. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen pas një jave, nga ku do të dalin dhe skuadrat që kualifikohen për në fazën e grupeve të Champions League.

Top Channel