Tenis, Nadal dhe Williams në krye

16/08/2010 12:10

Rafael Nadal konfirmohet në krye të klasifikimit botëror të tenisit me 10925 pikë.

Pas spanjollit ringjitet Roger Federer në kuotën e 7215 pikëve.

Zvicerani, i mundur në finale në Master 1000 të Torontos nga Andy Murray, avancon në klasifikim falë fitores së Novak Djokovic në gjysmëfinale.

Tani serbi gjendet në vendin e tretë me 7085 pikë.

Shkëmbim pozicionesh mes Verdarsco dhe Del Potro, respektivisht në vendin e 8 dhe të 9, ndërsa zbret me dy pozicione Andy Roddick, amerikani i parë në klasifikim, tani është i 13-ti.

Ndërsa për femrat është gjithnjë Serena Williams mbretëresha e renditjes së WTA. Amerikania është në krye të klasifikimit botëror me 8245 pikë.

Pas saj ndjek danezja Caroline Wozniacki me 5635 që ngjitet në pozicionin e dytë duke zhvendosur serben Jelena Jankovic, e treta me 5225 pikë.

Ngjitet me tre pozicione Kim Clijsters pas fitores së turneut të Cincinnati.

Klasifikimi i ri ATP:

1. Rafael Nadal  10925
2. Roger Federer  7215
2. Novak Djokovic 7085
4. Andy Murray 5305
5. Robin Soderling 4830
6. Nikolay Davydenko 4195
7. Tomas Berdych 3950
8. Fernando Verdasco 3435
8. Juan Martin Del Potro 3170
10. Jo-Wilfried Tsonga 3095

Klasifikimi i ri WTA:

1. Serena Williams 8245
2. Caroline Wozniacki 5635
3. Jelena Jankovic 5225
4. Kim Clijsters 5210
5. Venus Williams 5177
6. Samantha Stosur 4690
7. Francesca Schiavone 4285
8. Elena Dementieva 4241
9. Agnieszka Radëanska 4070
10. Na Li 3950

Top Channel