Rossi-Ducati, ëndrra kthehet në realitet

16/08/2010 16:00

Më në fund, ëndrra e të gjithë italianëve të apasionar pas Moto GP, u bë realitet, Valentino Rossi dhe skuadra Ducati kanë nënshkruar një kontratë që do fillojë të zbatohet duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

“Doktori” ka përshëndetur skuderinë Yamaha me të cilën garoi për 7 vjet duke fituar 4 tituj kampionë. Kontrata me Ducati-n është nënshkruar për dy vitet e ardhshme ku Vale do fitojë në total 26 milionë euro.

“Të punosh me Rossin është gjëja më stimuluese për një teknik”, shprehet drejtori teknik i Ducati-t, Filippo Preziosi. Nga ana tjetër Rossi shprehet se do japë maksimumin deri në fundin e sezonit dhe shton se shpreson që Yamaha të bëjë të njëjtën gjë.

Top Channel