Ozil tek Reali, klubet drejt marrëveshjes

16/08/2010 12:35

Sot duhet të jetë dita e Ozil tek Reali i Madridit. Në Spanjë flasin për arritjen e një marrëveshjeje, pas deklaratave të fundit të futbollistit që është shprehur pro kalimit në klubin spanjoll.

Reali i Madridit shkruan sot “Marca” është gati të vërë në pjatë 14 milionë euro për gjermanin, pasi Werder Brema ka refuzuar ofertën e parë prej 9 milionësh.

Reali nuk do të shtyhet më tej për një futbollist që pret skadimin e kontratës në qershor të 2011 dhe në janar mund të jetë pjesë e klubit pa shpenzuar asnjë euro.

Top Channel