Maradona kërkon të stërvisë Aston Villa-n

16/08/2010 10:25

Diego Maradona është i interesuar të stërvisë Aston Villa-n. Pohimi ka ardhur nga agjenti i tij, Walter Soriano.

“Maradona dëshiron të transferohet në Angli dhe të bëhet trajneri i Aston Villa-s. I përlqen shumë klubi anglez dhe mënyra se si jetohet në atë vend”, është shprehur Soriano.

“Do ishte shumë i lumtur të stërviste një klub të madh si Aston Villa”, shtoi ai.

Ekipi është pa trajner që kur tekniku Martin O’Neill ka lënë detyrën javën e shkuar.

Top Channel