Lojtarët më të mirë, UEFA publikon kandidaturat

16/08/2010 21:45

UEFA ka publikuar listën e kandidatëve per cmimet “Club Football Awards 2010”.

Për cdo pozicion janë kandiduar nga tre lojtarë ku bie në sy prania e 5 lojtarëve nga kampionët e Europës, Interi. Lista e plotë fillon me Julio Cesar, Hugo Lloris e Victor Valdes në portë dhe vazhdon me mbrojtësit Lucio, Maicon e Gerard Pique.

Në mesfushë gara do zhvillohet mes treshes Xavi, Robben e Sneijder, ndërsa sulmi rivalizohet nga Messi, Milito e Rooney. Barcelona numëron 4 lojtarë dhe më pas me nga një lojtar vijnë, Lion, Manchester United e Bayern Munchen.

Cmimet do caktohen në bazë të votimeve nga votat e trajnerëve të 16 skuadrave që arritën në fazën e eleminimit direkt. Ceremonia do zhvillohet në ditën e hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Champions League në 26 gusht.

Top Channel