Popstar-ja gjermane Nadja Benaissa, pjestare e grupit “No Angels” është cilësuar fajtore për akuzën e infektimit me vetëdije me virusin HIV të partnerëve të saj pasi ka kryer marrëdhënie të pambrojtura.
Gjatë seancës së zhvilluar në Darmstadt ajo ka shprehur keqardhjen për atë që ka shkaktuar tek ish partnerët. “Më vjen shumë keq”, deklaroi ajo para gjykatësve. 28 vjecarja e pranoi se ishte në dijeni për virusin në trupin e saj dhe kreu marrëdhënie të pambrojtura me disa meshkuj pa i informuar ata.
5 janë partnerët e saj që nga viti 2004, ku zyrtarisht njëri prej tyre është infektuar. Ajo rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie. Benaissa rezulton pozitive qe prej vitit 1999 kur në moshën 17 vjecare kreu një test shtatzanie. Grupi “No angeles” ka shitur 5 milionë disqe.
28 vjecarja është vajza e një marokeni dhe një gjermaneje me origjinë rome. Ajo u arrestua në prill të vitit 2009 ndërsa po hynte në një klub në Frankfurt. Nadja është mamaja e një vajze 11 vjec. Në procesin gjyqësor janë thirrur të dëshmojnë edhe anëtaret e tjera të bandës, Sandy Moelling, Jessica Wahls e Lucy Diakoëska.
Top Channel