Argjentinë, pesë skuadra në krye të kampionatit

16/08/2010 11:45

Pesë skuadra janë në krye të kampionatit argjentinas me nga 6 pikë pas dy javësh të hapjes së turneut. Bëhet fjalë për Estudiantes, Banfield, Racing, Velez e River.

Rezultatet e javës së dytë janë: Colon-Banfield 0-1; Boca Juniors-Racing Club 1-2; Lanus-Newell’s Old Boys 1-1; Tigre-Arsenal 1-2; San Lorenzo-Godoy Cruz 2-2; Huracan-River Plate 0-1; All Boys-Vélez Sarsfield 1-2; Estudiantes-Quilmes 2-0; Olimpo-Gimnasia La Plata 1-0.

Sot do të luhet takimi i shtyrë mes Independiente dhe Argentinos Juniors.

Top Channel