90 vjet nga krijimi i ekipit të Tiranës

16/08/2010 08:45

Më 16 gusht të vitit 1920 u krijua sportklub Tirana nga Selman Stërmasi, emër të cilin e mban dhe stadiumi i skuadrës kryeqytetase ku më 16 gusht 2010 festoi 90-vjetorin me statusin e klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar.

Në këtë ceremoni të vacantë ishin të pranishëm shumë emra të së shkuarës së skuadrës së Tiranës, emra të cilët janë në librin e madh të historisë së këtij klubi, por dhe tifozë të vacantë e me poste politike, por që në këtë festë të ekipit kryeqytetas, edhe numri 1 i vendit, presidenti i Republikës z.Bamir Topi ishte i pranishëm me statusin e thjeshtë, atë të tifozit të Tiranës. Për nder të këtij përvjetori dhe të atyre emrave që nuk jetojnë më por që kanë kontribuar në rritjen e emrit të madh të këtij klubi, drejtuesit aktual organizuan një ndeshje miqësore mes tiranës aktuale dhe një grupi ish-lojtarësh.

Në fund të ndeshjes, të gjithë të pranishmit, tifozët dhe lojtarët u falenderuan nga bashkëshortja e Selman Stërmasit dhe më pas nga presidenti i Republikës Bamir Topi.

Skuadra e Tiranës është ekipi më me shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar me  24 kampionate, 13 kupa dhe 8 superkupa. Që nga viti 1930 kur ka filluar dhe kampionati shqiptar, Tirana ka zhvilluar 1691 ndeshje e nga këto ka fituar 895 e ka shënuar në total 2915 gola, shifra këto që i kanë dhënë 2 yje në fanellë e mbi të gjtiha statusin e “Zonjës së Madhe të futbollit shqiptar.

Top Channel