Vlorë, situatë e rënduar në qarkullim
15/08/2010 11:30
Fluksi i madh i pushuesve ka shkaktuar një situatë të rënduar në qarkullimin rrugor në rrethin e Vlorës.
Sipas të dhënave, vështirësi të mëdha drejtuesit e mjeteve po hasin në akset që të lidhin me qytetin. Kështu, vargu i makinave nga rruga hyrëse në jug të qytetit shkon deri në Radhimë.
Situatë e vështirë me trafik të rënduar paraqitet edhe në Qafën e Llogarasë, ku sipas policisë rrugore haset vështirësi në qarkullim në të dy kahet.
Policia po patrullon disa nga akset kyçe në të gjithë rrethin për të normalizuar trafikun.
Top Channel