MotoGP, Lorenco tjetër hap drejt titullit

15/08/2010 16:40

Horge Lorenco me Yamaha triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Çekisë duke lënë pas tij Dani Pedrosan me Honda dhe Kejsi Stoner me Dukati.

Spanjolli, në vazhdimësi të sezonit të shkëlqyer që po zhvillon siguroi edhe triumfin e tij të shtatë në këtë kampionat. Ndërkaq, rekordmeni i këtij sporti, Valentino Rosi nuk shkoi dot më shumë se sa vendi i pestë në këtë garë.

Në këtë ndalesë të MotoGP-së vlen të përmendet një rrëzimi i Andrea Deviciozos që për disa sekonda terrorizoi publikun dhe shikuesit. Piloti italian humbi kontrollin e motorri të tij dhe u rrëzua në mes të pistës në kohën kur pas tij ishin mjaft pilotë të tjerë, të cilët mrekullisht shmangën përplesjen me të.

Pas kësaj gare kryesimi botëror për pilotë mbahet nga Lorenco me 235 pikë i ndjekur nga Pedrosa me 158 e Stoner me 119 pikë. Rosi renditet i pesti me 101 pikë. Për skuadra kryeson bindshëm Yamaha me 240 pikë e ndjekur nga Honda me 195 dhe Dukati 149.

Top Channel