Barcelona e nis keq sezonin e ri

15/08/2010 12:10

Barcelona nuk e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri futbollistik. Skuadra katalanase është mundur në ndeshjen e parë të Superkupës se Spanjes ndaj Sevijës me rezultatin 3-1 dhe tani detyra e saj është që një javë më pas të përmbysë këtë rezultat në Camp Nou.

Barcelona kaloi e para në avantazh në minutën e 20-të me një ndër lojtarët që po përgatitet të largohet nga skuadra e Guardiolës, Zllatan Ibrahimoviç.

Por pjesa e dytë përmbysi gjithçka. Sevija mori frenat e lojës në dorë dhe në minutën e 17 të saj barazoi me  Luis Fabianon. Andaluzianët morën zemër pas këtij goli dhe 10 minuta më vonë kaluan në avantazh me anë të Kanute.

Ishte sulmuesi malian që vulosi rezultatin e kësaj ndeshje 8 minuta nga përfundimi i takimit pasi shënoi edhe golin e tretë.

Në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Camp Nou, Barcelonës do t’i duhet që të fitojë me rezultatin 2-0 për të siguruar trofeun e parë të sezonit 2010/2011.

Top Channel