Surpriza sportive në Kosovë

14/08/2010 20:35

Në prag të fillimit të kampionateve europiane të futbollit dhe ndeshjeve play off të kupave të Europës, paketa Supersport, me ekskluzivitetet sportive ka shtuar akoma më shumë mundësitë e zgjedhjeve për abonentët e saj.

Ditën e shtunë ka filluar në paktën Supersport kampionati anglez Premier League, në transmetim ekskluziv për Kosovën, nëpërmjet platformës DigitAlb dhe IPKO, me ndeshjen Totenham-Manchester City, nën komentin e gazetarit kosovar Andin Lokaj.

“Është fat i madh që Kosova ka Premier League ekskluzivisht në Supersport. Është një privilegj për mua që punoj në këtë kompani dhe mendoj se ky është kulminacioni për cdo gazetar sportiv”, ka deklaruar Lokaj.

Shumë shpejt në Kosovë do të hapen zyrat e Supersport Kosovës, një projekt i ri ky për t’i dhënë mundësinë të gjithë shtetit të ri të ndjekë nëpërmjet platformës DigitAlb dhe IPKO kampionatet më të bukura të futbollit europian dhe mbi të gjitha për të ndjekur drejtpërdrejt edhe në formatin HD, në Supersport 6, 7 dhe 8, aktivitetin më të madh të klubeve Champions League dhe Europa League.

Top Channel