
Liqeni i Shkodrës më i madhi ne Ballkan, po shkon drejt degradimit. Ndonese vitet e fundit donatoret e huaj kane dhene miliona euro per ta mbajtur paster liqenin, zona perreth tij le per te deshiruar.
Me pare ky liqen frekuentohej nga qytetaret shkodrane per te pushuar, por tashme numri i tyre eshte fare i vogel.
Situata mjedisore eshte problematike per ata pak qytetare qe e frekuentojne liqenin, pasi ndotja nga bagetite shpesh here u ka krijuar probleme me lekuren. Mungesa e nje plani per zhvillimin e turizmit pergjate zones turistike Shiroke-Zogaj ka bere qe kjo zone te humbe funksionin qe kishte dikur.
Liqeni i Shkodres ne territorin shqiptar ka nje siperfaqe prej 149 km katror dhe thellesi 8-9 meter.Ne te jane evidentuar 20 specie bimore dhe 123 specie shtazore.Pjesa e liqenit te Shkodres ne Malin e Zi prej vitesh eshse shpallur park kombetar dhe ndryshimi eshte i dukshem, sapo shkel ne shtetin fqinje, si per nga shumellojshmeria e shpendeve, botes shtazore ashtu dhe pastertise se ujit.
Top Channel