Gjirokastër, ende rrezik nga zjarret

14/08/2010 18:30

Zjarret që kanë rënë në ditët e fundit në qarkun e Gjirokastrës vazhdojnë të rrezikojnë fshatrat në zonën e Dropullit.

Sipas informacioneve të fundit, më në rrezik ka qenë fshati Llovinë, ku për të vënë flakët nën kontroll janë dashur 5 zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe Janina.

Ndërkohë, një tjetër zjarr i fuqishëm iu drejtua fushës së Dropullit, ku flakët rrezikuan të përfshinin dy biznese të rëndësishme.

Ndërsa ditën e djeshme në rrezik ishte fshati Pepel, ku flakët u afruan aq shumë sa dogjën edhe një shtëpi, e cila për fat të mirë ishte e pabanuar.

Top Channel