Blatter: Mjaft me barazimet në botëror

14/08/2010 17:00

Shpikja e fundit e presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter është të shmangen barazimet në ndeshjet e fazës së parë të botëroreve.

“Po reflektojmë mbi mundësinë e shmangies së barazimit në ndeshjet e grupeve”, ka deklaruar Blatter për revistën gjermane “Focus”.

Megjithatë, numri 1 i futbollit nuk ka saktësuar nëse në rast barazimi ndeshja do të vijojë me kohë shtesë, penallti, apo do të hyjë sërish goli i artë.

“Objektivi ynë është që të bëjmë sa më pak të mërzitshme ndeshjet e fazës së parë”, ka shtuar më tej kreu i FIFA-s.

Top Channel