Kaka: Do të kthehem sërish numri një

13/08/2010 21:20

“Do të kthehem sërish numri një në botë”. Deklarata është bërë nga Kaka, nga Marca, pas operacionit të zhvilluar në gjurin e majtë javën e kaluar.

Braziliani i Real Madrid, i cili do të qëndrojë jashtë fushe për 4 muaj, hedh poshtë akuzat se ka luajtur në botëror pavarësisht dhimbjes në gju dhe se ishte nisur me pushime pa lajmëruar mjekët e klubit të tij.

Ndërkohë, Kaka ka pranuar se ka luajtur si me Realin, ashtu dhe me Selecaon falë ndërhyrjeve në gju.

Top Channel