Balotelli fluturon në Manchester

13/08/2010 12:15

Mario Balotelli ka fluturuar në Manchester, ku pritet gjatë ditës firmosja e kontratës që do e lidhë me Manchester City të Mancinit.

Sulmuesi ka mbërritur rreth orës 9:30 në Linate nga ku nën shoqërinë e agjentit të tij, është nisur me një fluturim privat.

Për dhënien e Balotellit, Interi dhe Manchester City kanë rënë dakord për 28 milionë euro.

Mbeten vetë, për t’u caktuar kushtet e futbollistit.

Top Channel