Poulson, nga Juventues tek Liverpool

12/08/2010 12:45

Liverpool ka nënshkruar një kontratë 3 vjecare me klubin italian Juventus, për marrjen e lojtarit danez Christian Poulsen me një shumë fillestare prej 4.5 milionë stërlinash.

Mesfushori 30-vjecar është vlerësuar nga menaxheri Roy Hodgson si zëvendësuesi ideal për Javier Mascherano, i cili dëshiron të largohet nga Anfield.

Poulsen do të bashkohet kështu me të ardhurit e rinj si Joe Cole, Milan Jovanovic, Jonjo Shelvey dhe Danny Wilson.

Ai e njeh menaxherin Roy Hodgson pasi ka punuar me të kur luante me Copenhagen në vitin 2000. Ai ka luajtur gjithashtu me Schalke, Sevilla dhe 77 herë me kombëtaren daneze.

Top Channel