Marseja pranë Luis Fabiano

12/08/2010 16:45

Luis Fabiano është një hapë larg Olimpikut të Marsejës. Sipas L’Equipe, klubi i stërvitur nga Deschamps është pranë blerjes së brazilianit.

E përditshmja franceze shpjegon se tekniku ka bindur sulmuesin e Sevilies të transferohet në Francë, por që arsyet ekonomike të futbollistit rrezikojnë të dështojnë tentativën.

Luis Fabiano, në vitin e fundit të kontratës me klubin spanjoll, fiton rreth 4 milionë euro për sezon.

Top Channel