Barça, hipotezë e ndërrimit Ibra-Robinho

12/08/2010 16:25

Barcelona i është kthyer mundësisë për një shkëmbim të mundshëm mes Slatan Ibrahimovic dhe brazilianit të Manchester City, Robinho.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”.

Operacioni Ibra, i cili ka deklaruar së dëshiron të qëndrojë tek Barcelona, është i vështirë për shkak të pagës së lartë të suedezit, rreth 12 milionë euro në vit.

E vetmja zgjidhje e mundshme duket një shkëmbim i tij me Robinho.

Top Channel