Federer mposht argjentinasin Cela

11/08/2010 18:00

Roxher Federer ka debutuar në turneun kanadez të tenisit, duke fituar ndeshjen e parë 7-6 dhe 6-3 përballë tenistit argjentinas Huan Injacio Cela, duke kaluar në raundin tjetër.

Dy herë fituesi i Mastersit të Torontos ia ka dalë mbanë me lehtësi për të fituar këtë ndeshje të parë, që zgjati vetëm 81 minuta, në një nga turnetë që ai e konsideron si një biznes më vete për shkak edhe të shumës së lartë që është për t’u fituar.

Një paraqitje shumë të mirë ka bërë në ndeshjen e tij të parë dhe David Nallbandian, i cili u përball me numrin 10 të botës David Ferrer.

Pasi ka munguar në turnetë e fillimit të këtij viti për shkak të një dëmtimi, Nallbandian është kthyer në një formë shumë të mirë dhe këtë gjë e tregoi edhe në turneun që fitoi pak javë më parë Uashington Klasik.

Top Channel