Xherard kërkon mbështetjen e tifozerisë

10/08/2010 21:15

Kapiteni i përfaqësueses së Anglisë, Stivën Xherard i ka kërkuar mbështetje tifozerisë britanike për ndeshjen e së mërkurës me Hungarinë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e kombëtares angleze pas dështimit të turpshëm në kampionatin botërorë të Afrikës së Jugut.

“Vërtet ne nuk i kemi gëzuar tifozët tanë dhe për këtë jemi të vetëdijshëm, megjithatë ne besojmë se do t’ia dalim mbanë për të arritur rezultate pozitive në mënyrë që t’i kthejmë atyre buzëqeshjen”, ka thënë Xherard.

Anglia u eliminua në kampionatin botërorë nga Gjermania e cila e mundi me rezultatin 4-1, humbja e dytë më e turpshme për tre luanët në eliminatoret një botërori.

Top Channel