Volfgang Sidka, trajneri i Irakut

10/08/2010 21:35

Trajneri gjerman Volfgang Sidka është emëruar trajneri i përfaqësueses së Irakut.

Ai ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me federatën irakene të futbollit për një pagë prej 500 mijë dollarësh në muaj.

Sidka ka qenë zëvendëstrajner për disa klube gjermane përfshirë këtu edhe Verder Bremen, gjithashtu më parë ka drejtuar përfaqësuesen e Bahreinit.

Objektivi i Sidkës do të jetë krijimi i një skuadre e cila të ketë mundësi për të marrë pjesë në kampionatin botëror Brazil 2014.

Top Channel