Trapattoni shtrohet në spital

10/08/2010 13:10

Trajneri i kombëtares së Irlandës, Giovanni Trapattoni është shtruar në spital për shkak të një helmimi të lehtë nga një ushqim i konsumuar.

Tekniku është shoqëruar mëngjesin e sotëm në spitalin e Dublinit, në vigjilje të ndeshjes miqësore që ekipi i tij do të luajë me Argjentinën.

Sipas Federatës Irlandeze të Futbollit, Trapattoni ka paraqitur simptoma intoksikimi për shkak të konsumimit të disa molusqeve para nisjes nga Italia.

Gjëndja e tij nuk është shqetësuese dhe që nesër ai mund të jetë i pranishëm në pankinë, shtojnë më tej burimet.

Top Channel