Dëmtohet Usain Bolt

10/08/2010 21:20

Rekordmeni i botës Usain Bolt nuk do të marrë pjesë më në asnjë aktivitet të këtij viti pas një dëmtimi.

I mundur nga amerikani Tajson Gej në finalen e Diamond Ligës, në Stokholm, Bolt nuk do të jetë në Ligën e Zyrihut dhe Brukselit.

Ekzaminimet e bëra ditën e hënë kanë nxjerrë se kampioni olimpik ka probleme muskulore e si rrjedhojë, për të mos rrezikuar më shumë mjekët i kanë ndaluar zhvillimin e aktiviteteve gjatë këtij viti.

Humbja e tij në ligën e Stokholmit ka shokuar edhe vetë Usain Bolt i cili menjëherë pas garës ka deklaruar se nuk ndihet në formë optimale.

Top Channel