Manchester fiton Superkupën

09/08/2010 09:20

Manchester United ka dominuar finalen e superkupës së Anglisë përball Chelsea e luajtur në Uembli.

Ndryshe nga përballjet e tjera Anceloti gjeti këtë herë një Manchester shumë më të fortë e me më shumë dëshirë për ta fituar trofeun i cili dikur quhej Comunity Shild, një trofe bamirës pa përfitime, por vetë Sër Ferguson nuk kishte ndërmend të bënte asnjë lloj bamirësie me Chelsea.

Blutë e Londrës vitin e shkuar i fituan të dyja, edhe kampionatin edhe kupën e Anglisë, për këtë arsye finalja e superkupës u luajt mes Chelsea dhe nënkampionëve të United.

Pjesa e parë nuk ka qenë e një niveli të lartë ashtu si emri i këtyre dy skuadrave, megjithatë në minutën e 41-të është zhbllokuar rezultati nga Valencia që çon skuadrën e tij në avantazh në pushimin e lojës.

Në pjesën e dytë ka ndodhur gjithçka, blerja e re e Manchester, Hernandes, dyfishon rezultatin në minutën e 76-të, duke regjistruar kështu golin e tij të parë me fanellën e djajve.

Ndërkohë golin e tretë për skuadrën e Sër Ferguson e shënon Berbatov, duke i dhënë dhe goditjen përfundimtare Chelsea, të cilët nga ana e tyre arrijnë të gjejnë një gol të vetëm në këtë finale me Salomon Kalu.

Goditja e Staridxh, nuk arrin të ndalohet nga Van der Sar dhe Kalu nuk mund të gabonte nga ajo distancë.

Kjo fitore paralajmëron edhe një herë të gjithë kundërshtarët e Manchesterit që Premier Liga e këtij sezoni do të jetë një tjetër kampionat, ndryshe nga një vit më parë.

Top Channel