Angli, Capello u kërkon falje tifozëve

09/08/2010 18:40

Në vigjilje të miqësores kundër Hungarisë, trajneri i kombëtares angleze Fabio Capello u ka kërkuar falje tifozëve për zhgënjimin në botëror.

“Kam bërë gabime gjatë botërorit, por nisem me bindjen se nga eksperiencat pozitive mund të mësosh shumë”, ka deklaruar Capello.

Më tej tekniku më i paguar në Britaninë e Madhe ka dhënë edhe motivet që sipas tij cuan në eleminimin nga botërori.

“Shkak ishin gjëndja fizike dhe episodet. Sepse, nëse goli i Lampard nuk do të ishte anuluar, jam i sigurt se ndeshja do të shkonte ndryshe”, ka shtuar Don Fabio.

Top Channel