Liga 1, Marseja e nis keq, mundet nga Kaen

08/08/2010 13:55

Startoi ditën e shtunë kampionati francez i futbollit ku kampionët në fuqi të Marsejës zhgënjyen në ndeshjen debutuese duke u mundur në fushën e tyre nga modestët e Kaenit me rezultatin 1-2.

Skuadra e Deshampit e nisi sezonin si mos më keq. Golat u shënuan që të tre në pjesën e dytë të takimit. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 52 me anë të Seubes, për të ardhur më pas tek barazimi i përkohshëm i marsejezëve në minutën e 77 me Samashan. Goli i surprizës shënohet nga Kaen në minutën e 86 të takimit kur El Arabi i jep 3 pikëshin e parë skuadrës së ardhur në Liga 1 si kampione e Ligës 2.

Edhe Lioni nuk shkoi dot më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen ndaj Monakos, ndërsa PSG fitoi 3-1 ndaj Saint Etiene.

Fitore në transfertë arriti edhe Nensi kundër Lensit me rezultatin 1-2.

Top Channel