Vuvuzelat ndalohen në stadiumet turke

06/08/2010 13:20

Federate turke e futbollit ka ndaluar përdorimin e vuvuzelave në të gjitha stadiumet duke pasur parasysh efektet e papëlqyera ndaj futbollistëve.

Lajmi është bërë publik në faqen e internetit të federatës.

Ndalimi i vuvuzelave, simbol i kupës botërore të Afrikës së Jugut 2010, do të aplikohet në të gjitha ndeshjet zyrtare në vend.

Top Channel