Real, Kaka drejt operacionit

05/08/2010 13:40

Nis ters sezoni i ri për Kaka. Braziliani mund të operohet për një dëmtim në gju. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të internetit të klubit Real Madrid.

Ish-milanisti ka lënë skuadrën, që ka filluar një turne nëpër SHBA duke fituar 3-2 ndaj meksikanëve të Amerikës, duke u ndalur në Belgjikë ku do t’i nënshtrohet një kontrolli nga doktori Marc Martens.

Në rast se do të merret vendimi për një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e majtë, atëherë ylli i futbollit do të qëndrojë jashtë fushe për dy muaj.

Top Channel