Qeveria kineze pas ofertës për “të kuqtë”

05/08/2010 13:45

Është qeveria kineze financuesi misterioz i biznesmenit Kenny Hung, i cili ka shprehur ambicjen për blerjen e Liverpulit dhe ndodhet shumë pranë marrëveshjes.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja britanike “Times”, sipas të cilës qeveria e Pekinit është përfshirë në këtë proces përmes departamentit për investimet e jashtme, China Investment Corporation.

Biznesmeni Huang ofroi për të blerë klubin “e kuq”, ndër më të rëndësishmit në Britaninë e Madhe, rreth 400 milionë euro.

Top Channel