Operohet Kaka, nuk do të luajë për 2 muaj

05/08/2010 18:35

Ngjarje e rëndë në shtëpinë e Real Madrid. Kaka është operuar në meniskun e gjurit të majtë dhe tani rrezikon të mos luajë për 2 muaj.

Braziliani është operuar në Anversa, ku kishte mbërritur mëngjesin e sotëm nga SHBA-të ku Reali ka filluar dje turneun e tij amerikan duke mundur 3-2 meksikanët e Amerikës.

Kaka ishte operuar në menisk edhe në 2008-ën në Brazil.

Top Channel