Dëmtimi i Roben, “luftë” mes Bajern dhe federatës holandeze

05/08/2010 18:25

“Luftë” mes Bajernit të Mynihut dhe federatës holandeze të futbollit. Shkak është bërë dëmtimi i Roben i cili sipas mjekëve bavarezë duhet të qëndrojë larg fushave për 2 muaj.

Problemet muskulare për holandezin u vunë re pas diagnostikimit të stafit mjekësor të bavarezëve pasi lojtari u rikthye nga pushimet, menjëhërë pas analizave dhe vizitës skuadra gjermane fajësoi federatën holandeze së cilës mendon t’i kërkojë edhe dëmshpërblim për “fatkeqësinë” e Roben.

“Nuk duhej të shkonte në Afrikë të Jugut me këtë lloj dëmtimi e jo më të luante. Roben tashmë nuk do të luajë dhe kjo do na kushtojë para dhe më duket mëse logjike që këtë faturë ta paguajë federata holandeze. Shpersoj që të arrijmë një marrëveshje të ndershme dhe korrekte”, deklaron presidenti i Bajernit, Karl-Hainz Rumenige.

Top Channel