Elbasan, metalurgët në protestë

04/08/2010 20:10

Ka hyrë në ditën e dytë protesta e metalurgëve të Kurumit. Punëtorët kanë bllokuar punën duke mos lejuar që asnjë automjet të hyjë në uzinë për shkarkim të skrapit, apo që ato të furnizohen me metal.

Protestës i janë bashkuar edhe punëtorët e uzinës se Petezimit, duke kërkuar me ngulm plotësimin edhe të disa kërkesave me karakter ekonomik, të paraqitura disa javë më parë drejtuesve të kompanisë.

Pikë kryesore tashme ata kanë vendosur largimin e tre drejtuesve të kompanisë që ushtrojnë dhunë mbi punëtorët.

“Ne kemi paraqitur 10 pikat. Kërkesa e parë është që të largohen turqit, pastaj janë rritja e pagës dhe sigurimi i ushqimit”, ka deklaruar Petrit Alla, nënkryetar i sindikatës.

“Ne kemi bllokuar punën për shkak se interesat tona nuk përputhen me ato të pronarëve të firmës. Ne nuk fillojmë punë pa u zgjidhur kërkesat tona”, është shprehur një punëtor.

Në protestë kanë qenë të pranishëm forca të shumta policie për të shmangur ndonjë incident nga të dy palët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta