Argjentina, në tetor pasardhësi i Maradona-s

04/08/2010 18:15

Emri i pasardhësit të Diego Armando Maradona në drejtimin e kombëtares argjentinase nuk do të njihet përpara tetorit.

Përcaktimi, bën të ditur federata lokale e futbollit AFA, do të bëhet nga një komision i posacëm.

Në këtë mënyrë AFA synon t’u japë fund spekulimeve mbi pasuesin e Maradona-s që shpërthyen pas eleminimit të Argjentinës në botërorin Afrikë e Jugut 2010.

Ndërkohë, do të jetë Sergio Batista, trajner i Under 21, ai që do të udhëheqë bardhekaltërit në miqësoret me Irlandën dhe Spanjën.

Top Channel