“Ducati” përgënjeshtron paktin me Rossi-n

04/08/2010 18:30

“Ducati” ka përgënjeshtruar spekulimet sipas të cilave ka arritur një marrëveshje me pilotin italian Valentino Rossi dhe Nicky Hayden.

“Ducati Motor Holding vlerëson se lajmet e gabuara të publikuara së fundmi u atribuohen zërave të pakonfirmuar dhe interpretimeve të ndryshme”, thuhet në një komunikatë.

“Nëse dhe si do të përmbyllen marrëveshjet, mediat do të njoftohen përmes një komunikatë zyrtare”, ka shtuar më tej kompania.

Top Channel