Rooney mërzit Ferguson

03/08/2010 21:25

Kjo fundjavë nuk ishte shumë e këndshme për trajnerin e Mançester Junaitid, Sir Aleks Ferguson. Përveç aksidentit të pësuar nga braziliani Anderson, trajneri i Djajve të Kuq u desh të përballej edhe me aventurat e Uejn Runit.

Ditët e fundit sulmuesi anglez është pikasur nga mediat britanike në një klub nate duke festuar me vodka dhe duke pirë cigare.

Sigurisht një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga tekniku skocez, i cili ka vendosur të aplikojë një dënim për 24 vjeçarin.

Ndëshkimi për Runin, është aktivizimi i tij në ndeshjen e Superkupës së Anglisë ndaj Çelsit ditën e diel në Uembli të Londrës.

Në të vërtetë, Ferguson kishte vendosur që ta linte sulmuesin pushim për këtë ndeshje duke parë se i mungonte përgatitja e duhur fizike.

Por pas asaj që pa në faqet e para të mediave britanike, skocezi vendosi që ta aktivizojë.

Top Channel