Merret në pyetje paraguajani Cabanas

03/08/2010 13:10

Është dëgjuar nga një prokuror meksikan në Asunsion, Salvador Cabanas, sulmuesi paraguajan i cili mbeti i plagosur më 25 janar në Qytetin e Meksikos.

Cabanas, 29 vjec, i cili luante pranë klubit meksikan America, u sulmua në tualetin e një lokali ku ndodhej bashkë me bashkëshorten dhe kunatin.

Si pasojë e plagës së marrë në kokë, ai u detyrua të hiqte dorë nga pjesëmarrja në botërorin e Afrikës së Jugut, si dhe nga karriera futbollistike.

Top Channel