Eriksson largohet nga Bregu i Fildishtë

03/08/2010 13:15

Nuk do të jetë Sven Goran Eriksson në pankinën e Bregut të Fildishtë, që më 10 gusht do të përballet në Londër, në një miqësore me Italinë.

Federata lokale e futbollit nuk ka arritur të bindë teknikun suedez që të qëndrojë në pankinën e Elefantëve.

Marrëveshja mbi rrogën e tij nuk ishte e mundur, bën të ditur federata në faqen e saj të internetit. Trajneri i ri i kombëtares afrikane pritet të zgjidhet dhe të njoftohet në ditët e ardhshme.

Top Channel