Baggio: Gati të marr detyrën në federatë

03/08/2010 13:25

Ylli i futbollit italian, Roberto Baggio ka deklaruar se është i gatshëm të marrë detyrën në radhët e federatës italiane të futbollit, FIGC.

“Dhash miratimin tim. Nga ana ime ka gatishmëri për të mbuluar rolin e presidentit të sektorit teknik. Tani duhet të pres vendimin e Këshillit Federal që jepet të mërkurën”, ka deklaruar Baggio.

Njoftimi i tij erdhi pas dy orë mbledhjeje me presidentin e FIGC, Abete dhe drejtorin e përgjithshëm Antonello Valentini.

Top Channel