Schumi i kërkon falje Barrichello-s

02/08/2010 21:50

Michael Schumacher i ka kërkuar falje Rubens Barrichello, pas polemikave të djeshme.

Gjermani ka publikuar një mesazh dedikuar ish-shokut të tij në skuderinë “Ferrari” një mesazh ku bën “mea culpa”.

“Manovra ishte shumë e ashpër, por nuk doja të vija në rrezik Rubens. Gjyqtarët e garës kishin të drejtë, kështu që i kërkoj të falur Barrichello-s”, është shprehur Schumi në faqen e tij të internetit.

Top Channel